Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në kryeqëzimin e Shënkollit në Lezhë.
Viktima po udhëtonte me një çiklomotor kur u përplas nga makina që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale Xh.N.
Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari humbi jetën menjëherë.
Ndërsa drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vendngjarje shkuan uniformat blu për të mbledhur prova dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





