Rënia e flokëve ndodh shpesh dhe në periudha të ndryshme të vitit. Përveç trajtimeve të ndryshme ju tregojmë edhe disa këshilla që mund t’i realizoni pikërisht për të evituar rënien e tyre.:

Trajtimi me  përbërës natyrorë

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Masazhoni herë pas here kokën

Diçka e tillë është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Antioksidantët

Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre. Ju mund të aplikoni Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë.