Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën lindore të Fierit. Një kamion është përplasur me një makinë tip “Benz” me targa AA597 NM.
Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë për pak minuta në këtë aks rrugor është krijuar trafik.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.





