Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në një nga rrugët kryesore të qytetit të Lushnjës.
Mësohet se një automjet tip “Toyota Yaris” e drejtuar nga një shtetase 50-vjeçare ka aksidentuar shtetasin Qani Çela, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
I aksidentuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen ekspertizën për të zbardhur aksidentin.





