Është krijuar radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës, në dalje nga Shqipëria, si pasojë e grevës së zhvilluar nga pala greke në doganë, e cila ka nisur nga ora 05:00 dhe zgjati deri në orën 09:00 të mëngjesit.
Vonesat janë shkaktuar nga kufizimi i përkohshëm i procedurave në anën greke.
Sapo dogana greke të rikthehet në funksionim normal, pala shqiptare do të shtojë numrin e sporteleve si në dalje, ashtu edhe në hyrje, me qëllim përballimin sa më të shpejtë të fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës nuk raportohen radhë apo probleme në qarkullim dhe lëvizja vijon normalisht.





