Ish-presidenti Alfred Moisiu gjatë fjalës së tij përshëndetëse në “Festivali i bekimit të familjes”, përcolli mesazhi që paqja dhe siguria vjen nga familja.

Ai apeloi për më shumë ndërgjegjësim të klasës politike ndaj vendit dhe familjeve shqiptare.

"Do të dëshiroja që politikanët tanë të jenë të sinqertë, të mendojnë më shumë për shqiptarin e thjeshtë që sesa për karriget e tyre, të punojnë fort për të kapërcyer dhe për të ndihmuar në kapërcimin e vështirësive në Ballkan dhe në vendin tonë."