Personi në foto është Ramazan Bata, 25-vjeçari nga Burreli i cili mbeti viktimë në aksidentin horror të natës së kaluar në Durrës.

Bata humbi jetën dje në një aksident horror në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ku shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar autobusin është ​ përplasur​ ​me​ motorin e 25-vjeçarit.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se Bata si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.