Një aksident me pasojë dy te plagosur është shenuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.