Policia e Durrësit njofton se një vajzë 22 vjeçe, në gjendje të dehur, është rrëzuar nga shkallët gjatë natës e si pasojë ka përfunduar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht është raportuar në disa mendia online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati, por në fakt bëhet fjalë për të tjera rrethana.

Policia sqaron se:

“Më datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen nr. 13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër.

Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G.  22 vjeçe, në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm”.

22-vjeçares i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë, përfundon sqarimin policia e Durrësit.