Disa të rinj janë ndaluar në portin e Durrësit pas kontrolleve të imtësishme që po zhvillon në këto momente nga policia pas dyshimeve për drogë dhe armë e kontrabandë.
Siç duket, efektivët e policisë kanë gjetur gjëra të dyshimta në automjetet tip "Polo" dhe "Audi Q7".
Tre të rinjtë janë shoqëruar nga forcat policore që ndodhen në ambientet e portit të Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë policia po kryen kontrolle në automjete dhe në kontejner, ndërsa pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.





