Policia e Fierit ka arrestuar me qëllim ekstradimi një të dënuar në Itali.
Në pranga përfundoi 46-vjeçari, Renard (Krenar) Dashi, i cili ishte dënuar në Milano me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.
Operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.





