Një shqiptar 32-vjeçar humbi jetën në një aksident me makinë në Itali. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi në zonën e Rio Moro di Colannella gjatë mbrëmjes së të martës.
Viktimë ka mbetur Shendy Çaushaj, i cili doli nga rruga me makinë tip “Opel Meriva” për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar nga policia. Fatkeqësisht makina u përplas me një rrënjë ulliri duke marrë dëmtime të mëdha, sidomos në krahun e shoferit.
Çaushaj humbi jetën direkt pas përplasjes për shkak të plagëve të rënda.
Mësohet se Çaushaj po udhëtonte së bashku me një person tjetër dhe ai shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak është bërë përplasja prej shpejtësisë së lartë.





