Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Vorës.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet i ditur, por mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Një foto nga vendi i ngjarjes tregon se dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi përplasja ka qenë e fortë.





