Një 40-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.

Ngjarja ka ndodhur sot në Golem të Kavajës, ku 40-vjeçari D. H., është rrëzuar nga një objekt në rikonstruktim dhe ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.