Kapet një peshkaqen i llojit tigër në ujërat e Adriatikut.
Mësohet se peshkaqeni është me gjatësi pesë metra dhe peshon rreth një gjysmë toni.
Ai është kapur nga anija "Meduza Durrës" ditën e sotme.
Peshkaqeni i konsideruar i rrezikshëm i llojit tigër ka rënë në rrjetat e peshaktarëve së bashku me 15 këlyshë.





