Mesditën e sotme është grabitur me armë zjarri posta në Fushë-Bulqizë.
Policia njofton se një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi lekësh në zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 12:10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se një person i maskuar, dyshohet që nën kërcënimin e armës ka vjedhur zyrën e postës që shërben për shpërndarjen e pensioneve në njësinë administrative Fushë Bulqizë, një sasi lekësh.
Është ngritur grupi hetimor dhe po vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.





