Më në fund, do të asgjësohet fusha e plehrave në ish-kënetën e Durrësit, vjen kështu lajmi i mirë për banorët e qytetit nr. 2 të Shqipërisë.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve njofton se, me procedurë të hapur do të prokurojë mbylljen e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës.
Për këtë qëllim buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej mbi 1 miliard e 684 milionë lekësh (mbi 13 milionë e 600 mijë euro). Punimet do të zgjasin një vit e gjysmë pas nënshkrimit të kontratës me fituesin e tenderit të 19 nëntorit 2019. Por nënshkrimi mund të shtyhet deri në shkurt-mars 2020 pas procedurave të ankimimeve potenciale. Ky investim i rëndësishëm ka gjasa të përfundojë në gusht-shtator 2021.
Th.M.





