Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë  për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa raporton se diten e enjte Parlamenti Evropian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Ky ka qenë vendimi që kanë marrë ditën e sotme deputetet në seancën e Parlamentit Europian.

"Debati për deklaratat e Këshillit Evropian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë do të përfundojë me një rezolutë që do të votohet të enjten, saktësoi Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli.

Rezoluta në PE vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha "jo" hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili vuri veton për mos hapjen e negociatave.

Bashkë me Francën, kundër këtij procesi ishte edhe Holanda me Danimarkën. Ndërsa çështjes së hapjes së negociatave Këshilli do të rikthehet sërish në pranverën e vitit të ardhshëm.