Kapiteni i Teutës, Renato Arapi beson se durrsakët të cilët kryesojnë renditjen, kanë pse të kërkojnë që të mbajnë këtë pozicion deri në fund të sezonit. Ai theksoi se ekipi e kishte treguar ndaj skuadrave më të forta se çfarë rendimenti kishte.

"Unë e kam provuar edhe herë të tjera dhe besoj që mund të jete momentale se nga java ne javë mund të ketë lëvizje, por është më e vështirë ta mbash se ta arrish. Shpresojmë që të vazhdojmë javë pas jave e ta mbajmë edhe më shumë. Sigurisht ne afrimet i kemi bërë cilësore, ishim të përgatitur dhe objektivi këtë vit ishte të synonim më shumë se Kupat e Europës e deri tani e kemi arritur.

Na lind e drejta të pretendojmë pse jo për titull duke parë se me rivalët nuk kemi pësuar humbje. Objektivi është tre vendet e para, duam që të jemi deri në janar në dy vendet e para që të ndërhyhet në merkato e shpresojmë të jenë blerje cilësore që të bëjnë diferencën. Cilësia në kampionatin shqiptar nuk është shumë e lartë, ndaj ekipet nuk kanë diferencë me njëra tjetrën se nuk ka cilësi sidomos në sulm", tha Arapi.