Një aksident i ndodhur në Farkë, rreth orës 18:45, i ka marrë jetën një 46-vjeçari. Policia bën me dije se një makinë dhe një motoçikletë janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.





