Një incident i çuditshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Jan Kukuzeli”, në Durrës.

Incidenti në lagjen nr.3 ka përfshirë një automjet që siç duket edhe nga fotot që po publikon DurrësLajm ka rënë nga bordura, nga rreth një metër lartësi.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Makina ka përfunduar në asfalt, e kthyer në njërën anë.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se pronari i mjetit ka marrë masa për largimin e makinës, që ka pësuar dëmtime për shkak të rënies nga lartësia.