Aksidenti me vdekje i regjistruar rreth orës 18.30 tek Shkëmbi i Kavajës i ka marrë jetën një të moshuari 80-vjeçar.
Sipas policisë së Durrësit, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





