Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, që dyshohet se ka kaluar trafikndarësen.
Paraprakisht mendohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohet për shkaqet e ngjarjes.
Në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit për t'u marrë në pyetje. Ende nuk dihet identiteti i viktimës së aksidentit.





