45-vjeçari Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës, kur është sulmuar nga një ari. Si pasojë e sulmit, 45-vjeçari ka marrë plagë në kokë, shpatull dhë në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se nga Tirana është nisur një helikopter për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, për shkak të terrenit të vështirë malor. Në kushte mbijetese ai ka ndezur një zjarr për t’u pikasur nga ajri.
45-vjeçari i sulmuar është banues në fshatin Nangë.





