Sherif Kallaku vazhdon të tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me fanellën e Teutës, duke shënuar gola të rëndësishëm për durrsakët.
Sulmuesi gjeti rrjetën edhe në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke vendosur sfidën dhe duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij. Ai theksoi se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për faktin se vitin e kaluar ekipi kishte gabuar shpesh në sfida të tilla.
“Më vjen mirë që është gol trepikëshi por është më shumë i skuadrës dhe është me shumë vlera.Presioni ishte i brendshëm te lojtarët se e kemi vuajtur edhe vjet duke pasur parasysh se kemi lënë pike me ekipe që janë poshtë, më vjen mirë që e thyem këtë, se ekipe të tilla luajnë më fort me ekipet e forta.Vendi i parë është për disa ditë, të shohim rezultatet e tjera dhe shpresojmë që ta kemi përgjithmonë.Ndeshjet e kombëtares janë ndjesi tjetër, të bën të ndjehesh më lart në aspektin e kampionatit. Më vjen mirë që arrita, sepse kam kaluar një dëmtim të vështirë, por sot u paraqita ku duhet. Shpresoj që të bëj edhe më mirë. Dëmtimin e kam kaluar 100% po nuk jam ende ku duhet. Me punë do të arrij aty ku kam qenë e duhet të jem”, theksoi Kallaku.





