Santilo Basho, vëllai i Tesilvan Bashos, të dy të arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës, u njoh sot me masën "arrest me burg" nga Gjykata e Krineve të Rënda.

Prokurori Anton Martini kërkoi me herët të njëjtën masë sigurie me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie për dhenie pasurie. Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., sipas të cilit Santilo Basho i ka bëre presion për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.

Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin. Ndërkohe kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Santilo Basho, i cili i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti ske lidhje me këtë gjë”. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”.

Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes. “Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Nëse ka gjobëvënie është bërë nga i vëllai, Tesi Basho”, tha avokati.

Po ashtu, edhe për Tesilvan Bashon Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg".

Avokati mbrojtës i vëllezërve Santilo dhe Tesiljan Basho hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre duke thënë se bëhet fjalë për një konflikt civil për pronën e jo për gjobëvënie. Në përfundim të procesit gjyqësor, ai u shpreh se ende flitet mbi bazën e dyshimeve e jo me prova të sakta dhe se do të jenë hetimet ato që do të thonë fjalën e fundit. /BalkanWeb