Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Do t'i rikthehemi kësaj çështjeje në maj", tha Tusk.

Ai shtoi se "nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë".