Nga qyteti i Lushnjes ku mori pjesë në festimet e 75-vjetorit të çlirimit zv.kryeministri, Erion Braçe tha se askush nuk e nxjerr Shqipërinë nga familja europiane, pavarësisht se kush është, vendimmarrës i madh, politikbërës i madh apo i ardhur nga anët më të errëta të racizmit.

Teksa pritet vendimi për çeljen ose jo të negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Braçe u shpreh se shteti shqiptar do vazhdojë t'i qëndrojë kursit tonë në Bashkimin Europian, me Evropën me Perëndimin, për të luftuar secilin prej fenomeneve që edhe sot e kësaj dite edhe vete Europa i lufton.

"Do te ishim të turpëruar dhe me kokën poshtë, para asaj Evropë që sot duhet të vendosë për ne dhe pavarësisht vendimit që do të marrë, ne jemi në atë familje. I përkasim asaj familje, nuk na nxjerr më askush nga ajo familje, pavarësisht se çështë vendimmarrës i madh dhe politik-bërës i madh apo i ardhur nga zgëqet me te errëta të racizmit  kundër një pjese qe sot është në periferi të Evropës dhe jo për fajin tonë . Kemi bërë një zgjedhje të shkëlqyer para 75 vitesh, do të vazhdojmë t’i qëndrojmë asaj zgjedhje. Do vazhdojmë t’i qëndrojmë kursit tonë në Bashkimin Europian, do vazhdojmë t’i qëndrojmë kursit tonë me Evropën me Perëndimin, për të luftuar secilin prej fenomeneve që edhe sot e kësaj dite edhe vete Europa i lufton. Ne duam të jemi pjesë e Evropës, kjo ka qenë zgjedhja jonë ndër shekuj, që nga Skënderbeu e me radhë deri te partizanët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare."