Ditën e sotme është dhënë një alarm i rremë, për një bombë të vendosur në makinën e gjyqtarit të rrethit të Korçës, Markelian Kuqo.

Dyshohet se gjyqtari është njoftuar me anë të një telefonate, se në makinën e tij është vendosur një bombë.

Është njoftuar menjëherë policia dhe mbas një kontrolli të automjetit të gjyqtarit Kuqo konfirmojnë se nuk kanë gjetur asgjë.