Baumarket Gjiri i Lalzit në bashkëpunim me Baumarket Albania zhvilloi pak ditë më parë një “Demo Day” në pikën e saj në Gjirin e Lalzit, duke sjellë një atmosferë festive me aktivitete, demonstrime dhe dhurata për vizitorët.
Dhjetëra fëmijë u argëtuan tej mase teksa fituan topa futbolli, ndërsa qytetarëve iu shpërndanë edhe dhurata të tjera të shumëllojshme. Aktiviteti u shoqërua me lojëra, demonstrime live dhe një atmosferë plot energji, duke tërhequr pjesëmarrjen e shumë familjeve dhe pushuesve.
Me brendet ndërkombëtare më të mira në tregun industrial, Baumarket në Gjirin e Lalzit jo vetëm ofron për të gjitha bizneset, profesionistët e konsumatorët familjarë cilësi dhe garanci në çdo produkt me çmime të parezistueshme, por gjithashtu edhe aktivitete e surpriza të herëpashershme për klientët e tij.
Sepse momentet më të bukura krijohen kur bëhemi bashkë!





