Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë Kryqit të Kuq në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një të moshuar rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.