Policia e Durrësit ka zhvilluar një kontroll në terminalin e kontejnerëve në port.
Objekt kontrolli është bërë një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori, në të cilin dyshohet për lëndë narkotike.
Shkak për dyshim është bërë plumbosja e kontejnerit duke ngritur dyshimet për një tjetër rast të kjapjes së drogës në port.
Mësohet se një grup pune me përfaqesues të Prokurorisë për Krime të Rënda, agjent doganore, efektiv të policisë së Durrësit si dhe agjentë të antidroges zhvilluan një kontroll në terminalin e kontenjerëve në portin e Durrësit.





