Një person i paidentifikuar ende nga policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së një 29-vjeçari në Durrës.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 15.10.2019, rreth  orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë  mjeti tip "Volswagen", i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.