Në një intervistë për "The Irish Times", kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se shpreson që Bashkimi Europian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, ndërsa numëron një sërë problemesh që mund të bëhen pengesë serioze në këtë proces të rëndësishëm.
"Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që vendos me dekret pa ndonjë kufi institucional të pushtetit të tij."
Nëdr të tjera, lideri i opozitës ka theksuar se demokratët ka dhënë dhe do të vijojnë të japin mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.
"Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar. . . dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit."





