Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez një ditë më parë në Ksamil, ka shprehur përballë grupit hetimor dinamikën e ngjarjes.

Në deklarimet paraprake, ai është shprehur se sherri fillimisht mes turistëve, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Sipas autorit, turistëve u është kërkuar të mbajnë qetësi pasi lokali kishte edhe klientë të tjerë.

“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar Vata para hetuesve.

Sipas dëshmisë së tij, përpara përshkallëzimit të situatës, ai u ka kërkuar personave të përfshirë në konflikt që të ruanin qetësinë, pasi në ambient ndodheshin edhe persona të tjerë.

U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar ai.

Por, sipas versionit të Vatës, situata nuk është qetësuar dhe konflikti ka vijuar të përshkallëzohet.

“Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti”, mësohet të ketë thënë ai.