Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për Lumturim Qerimin, banues në Fier, i cili si pasojë e rënies ka pësuar trauma në kokë.

I moshuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka ende të dhëna të plota mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.