Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Në pranga ka rënë, 32-vjeçari nga Kukësi, Arnold Shehut i cili akuzohet për drogë.

Konkretisht, Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.