Marsela Çibukaj dhe partneri i saj, Vitmar Basha janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka ndarë edhe foto nga momenti i ëmbël.

FOTOT/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë

Artistja ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti ka vendosur ta quajë Dajt.

Në fotografitë e publikuara, Marsela shfaqet gjatë shtatzënisë, ndërsa në një tjetër moment ajo dhe Vitmari shihen duke mbajtur me duar këmbët e vogla të të birit.

FOTOT/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë

“E di… S’kemi qenë shumë aktivë në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot. Dajt Basha”, shkroi këngëtarja, duke ndarë kështu publikisht lajmin e gëzueshëm me fansat e saj.