Pritjes së ëmbël për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, i erdh fundi pasi ajo është bërë nënë për herë të dytë.
Balkan Web shkruan se ministrja ka sjellë në jetë pak orë më parë vajzën e saj të dytë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Pavarësisht shtatzënisë, ministrja nuk është shkëputur deri ditët e fundit nga detyra.
Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana, ndërsa emri i vogëlushes së porsa lindur ende nuk bëhet me dije.





