PD e Durrësit ka reaguar për situatën aspak normale të krijuar pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Kreu i departamentit të pushtetit vendor pranë degës lokale, Petro Vokopola, në një status në Facebook e quan “spektaklin më të shëmtuar të drejtuesve të bashkisë së tyre. Me zë dhe figurë pamë krizën e thellë morale në të cilën gjendet “rilindja”!
Sipas Vokopolës, e gjitha ajo që u konsumua në mbledhjen e KB është veç “luftë për pushtet dhe asnjë fjalë e vendim për problemet imediate që për hir të së vërtetës nuk janë të pakta!
“Partia Demokratike mbetet e pa lëkundur në betejën e saj të zgjedhjeve të parakoheshme, qendrore dhe ato vendore, për rikthimin e institucioneve në shërbim të njerëzve, atë të rikthimit të dinjitetit institucional!”,- e mbyll statusin e tij Vokopola.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari Ani Dyrmishi e deklaroi të mbyllur mbledhjen, ndërsa kryebashkiakja Valbona Sako ishte duke folur dhe u largua në mënyrë demostrative nga salla së bashku me këshilltarët e tjerë.
Statusi i plotë i Vokopolës:






