Kthjellimet mbizotërojnë në të gjithë vendin, por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat juglindore dhe veriore-veriperëndimore duke sjellë shira të izoluara.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.