Avokati i njohur Maks Haxhia është shtruar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Avokati i mirënjohur është transportuar menjëherë në një spital privat, ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Haxhia vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.

Avokati Maks Haxhia ka mbrojtur shumë personazhe të njohur të biznesit, politikës dhe jo vetëm, së fundmi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në gjyqin e Krimeve të Rënda, ku rezultoi i pafajshëm për dy akuza të rënda dhe fajtor për shpërdorim detyre.