Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat.

Meta shkruan në Facebook se marrëdhëniet e Shqipërisë me Libanin janë shumë të mira, ndërsa shton faktin se populli libanez mbetet një popull vital dhe shumë i talentuar. 

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e re të Libanit në Shqipëri, Znj. Dona Barakat, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe historike ndërmjet dy vendeve tona, si dhe respektin për popullin vital e të talentuar libanez.

Theksova se këto marrëdhënie dhe ngjashmëritë ndërmjet vendeve e popujve tanë përbëjnë një bazë të shëndoshë për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe shkëmbimet ekonomike e tregtare.