Tifozët e Premier Ligës do të mund të dëgjojnë për herë të parë live bisedat mes gjyqtarëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke u bazuar në teknologjinë “Ref Cam” të përdorur sezonin e kaluar, raporton The Times.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap drejt rritjes së transparencës në gjykimin e ndeshjeve.

Fragmente të përzgjedhura të bisedave do të transmetohen pak çaste pas incidenteve kryesore në një ose dy ndeshje me “Ref Cam” për çdo xhiro.

Por bisedat që lidhen me rishikimet e VAR-it do të mbeten jashtë transmetimit, në përputhje me rregullat aktuale të IFAB-it.