Partizani dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 7, duke mos lëvizur shumë në renditje. Një ndeshje e ndikuar shumë edhe nga qetësia në tribuna si rrjedhojë e dënimit të FSHF që mbylli dyert e “Selman Stërmasit”.
Loja ka qenë me ritëm më të ulët se sa kanë mësuar dy skuadrat, e vendosur nga dy gola në pjesën e parë e sidomos nga një karton i kuq i Romero që la kryeqytetasit me 10 futbollistë.
Në pjesën e dytë, të kuqtë nuk e ndjenë shumë mungesën e Romeros pasi arritën jo vetëm të përballonin ofensivën e Teutës, por edhe të tregoheshin kërcënues deri në minutën e fundit në kërkim të fitores.
Por në fund të dy skudarat ndajnë nga një pikë, që kthehet në rezultat të mirë duke parë edhe ndalesën e Tiranës në Vlorë.





