Tirana dhe Sarajeva kane nisur një bashkëpunim të ri për të transformuar mënyrën sesi funksionojnë dy qytetet. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj theksoi se projektet e mëdha infrastrukturore, transporti publik apo përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, janë disa nga fushat ku dy qytetet mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me një delegacion të kryesuar nga kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, me të cilin diskutoi rreth ndarjes së eksperiencave të suksesshme në të dyja qytetet dhe sfidat e së ardhmes.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se projektet e mëdha infrastrukturore, transporti publik apo përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve, janë disa nga fushat ku Tirana dhe Sarajeva mund të shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të intensifikohet më tej në shumë fusha të ndryshme.

Në shenjë miqësie, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi kryeministrit të Kantonit të Sarajevës, Edin Forto “Kullën e Sahatit”.