Qarkullojnë thashetheme në Itali, se Xhenaro Gatuzo mund të rikthehet përsëri në stolin e Milanit.Xhampaolo nuk po kamlon një periudhë të mirë me kuqezinjtë, teksa ka edhe një shans siç është ajo me Xhenoan, për të bindur drejtuesit.

Në rast se kuqezinjtë dështojnë të fitojnë edhe me Xhenoan, atëherë me shumë mundësi Xhampaolo do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Shumë emra qarkullojnë në Itali, si zëvendësues të ish-trajnerit të Sampdorias, teksa një nga emrat që thuhet se mund ta zëvendësojë është edhe Gatuzo.Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, një rikthim i Gatuzos është i mundur, por vetëm nëse Maldini largohet nga posti i drejtuesit që ka te kuqezinjtë, pasi thuhet se të dy  nuk kanë marrëdhënie të mira.