Presidenti Ilir Meta propozon promovimin e kërcimit të Tropojës me qëllim që të nisë fushata për t'u bërë pjesë e UNESCO-s. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit promovon kcimin e Tropojës, një pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, fisnikërinë dhe krenarinë.
Mësohet githashtu se Meta ka qenë dje në koncertin recital " Me vallet më të bukura të Tropojës"
"E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital "Me vallet më të bukura të Tropojës" të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s".





