Një detektiv i mirënjohur privat në Selanik u gjet i pa jetë brenda zyrës së tij. Sipas "Thestival.gr", 71-vjeçari u gjet nga një mik i cili kishte qenë në kërkim të tij që prej një dite më parë.
Ai shkoi në zyrën e detektivit në rrugën "Sappho" dhe hapi derën me çelësin që i kishte dhënë, ndërsa u përball me pamjen e rëndë.
Miku i tij deklaroi se pa që viktima kishte një plagë arme në gjoks ndërsa, armën e kishte mbi tavolinë.
Sipas hetimeve të deritanishme, ekspertët kanë përjashtuar mundësinë e një atentati, pas provat kanë treguar se bëhet fjalë për një vetëvrasje.