Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin të Estonisë.

Vizita në këtë qendër është bërë me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien.

"Patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës", shkruan Meta në Facebook.

Kreu i shtetit thotë se mbrojtja kibernetike është element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATO-s.